Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta është larguar zyrtarisht nga grupi parlamentar dhe Partia Socialiste.
Në një letër të hapur ndaj kryetarit të selisë rozë, Edi Rama, Kosta është shprehur i pakënaqur për atë që e cilëson “mosmirënjohjen e treguar prej tij”.
Kosta shkruan se ka dhënë kontribut për Partine Socialiste, kontribut i cili nuk i është njohur nga Kryeministri i vendit.
Ai shpreh rezerva për koalicionin e socialistëve me partinë çame PDIU. Gjithashtu, ai shpreh shqetësimin edhe për largimin e simpatizantëve të tij nga puna pas përplasjes që vetë pati një vit më parë me partinë e tij për përzegjdhjen e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Përmetit në zgjedhjet e shkuara, transmeton TCH.
Kosta shprehet i shqetësuar edhe për mungesën e disa investimeve në Qarkun e Gjirokastrës. Largimin nga PS, ai në fakt e njoftoi që një vit më parë, para zgjedhjeve lokale, por të hënën duket se ka bërë edhe largimin zyrtar, një ditë pasi PS të festojë 25-vjetorin e themelimit.