Telegrafi

Kosovës i rikthehet njeriu i golave (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës, pritet të përballet me Islandën më 24 mars në Shkodër.

Në këtë grumbullim pritet të ketë risi nga trajneri Albert Bunjaku.

Në listë për herë të parë pas fillimit të kualifikimeve është ftuar edhe sulmuesi i talentuar, Elbasan Rashani.

Rashani ndryshe nga tifozët kosovar njihet si ‘Njeriu i golave’, pasi në dy ndeshje të luajtura për Kosovën ka shënuar dy herë.

Fillimisht Elbasani shënoi për barazimin 2-2 ndaj Shqipërisë në Prishtinë, ndërsa golin e dytë e shënoi ndaj Ishujve Farore në fitoren 2-0.

Anëtari i gjigantit norvegjez, Rosenborg po qëndron në Kosovë dhe ka postuar disa foto nga Prizreni me të dashurën e tij, transmeton Telegrafi.

23-vjeçari në Norvegji cilësohet si ndër talentet më të mirë, ndërsa ai ka refuzuar përfaqësuesen skandinave për Kosovën.

Rashani pritet t’i bashkohet Kosovës në grumbullim të hënën në mëngjes. /Telegrafi/

I love my country. #kosova #prizren

A post shared by @elbarashani on