Kosova U21 është nikoqire e Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2021.
Dy ekipet përfaqësuese janë në Grupin 3, ku përballen për herë të dytë kësaj radhe në stadiumin Fadil Vokrri.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli, Tre Luanët kishin fituar me rezultat të pastër 2-0.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për takimin që pritet të fillojë nga ora 19:00.
Rafet Prekazi do të luaj me sistemin 4-1-3-2, ku dyshja e sulmit është nga elita e futbollit kosovar me Arb Manajn dhe Valmir Veliun.
Ndërkohë mysafirët anglezë do të luajnë me sistemin 4-3-3.
Yjet e Tre Luanëve si Callum Hudson-Odoi, Jude Bellingham, Reiss Nelson apo Ryan Sessegnon kanë mbetur në bankën rezervë, por në vijën e sulmit janë dy talentet e Arsenalit, Eddie Nketiah dhe Bukayo Saka.
Formacionet zyrtare:
Kosova U21: Smakiqi, Kurtulus, Hajrizi, Sadriu, Kastrati, Abedini, Kryeziu, Baftiu, Selmani, Manaj, Veliu.
Anglia U21: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehl, Kelly, Davies, Skipp, Gallagher, Saka, Nketiah, Cantwell. /Telegrafi/