Site icon Telegrafi

Kosovë – Suedi, formacionet zyrtare të miqësores së luksit – Startojnë tre lojtarë nga Superliga

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Suedisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për miqësoren e luksit që e zhvillojnë sot (e diel) në Doha të Katarit.

Dardanët dhe skandinavët do të ndeshen mes vete me fillim nga ora 15:45 në stadiumin Al Ahli.

Të dy përfaqësueset kanë zhvilluar tash e disa ditë stërvitje duke u përgatitur maksimalisht për këtë takim, edhe pse miqësor.

Lexo po ashtu Bernard Challandes: Mundësi e mirë që lojtarët e rinj ta tregojnë veten, shpresoj që të befasojmë Suedinë

Bernard Challandes dhe trajneri i Suedisë, Janne Andersson, kanë mbledhur për të këtë ndeshje më shumë futbollistë nga kampionatet vendore, pasi nuk është datë e lirë e FIFA-s.

Suedia gjithashtu ka mbledhur vetëm lojtarë nga kampionatet skandinave

Trajnerët tashmë kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare.

Te Kosova, luajnë edhe tre futbollistë nga Superliga: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi.

Kapiten i ekipit është emëruar Fidan Aliti dhe jo Herolind Shala.

Challandes ka besim tek lojtarët e rinj nga Superliga e Kosovës

Kosova: Visar Bekaj; Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Fidan Aliti, Lirim Kastrati; Florian Loshaj; Herolind Shala; Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj, Flamur Kastrati; Elbasan Rashani;

Suedia: Peter Abrahamsson; Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson; Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Saletros, Muamer Tankovic; Robin Soder, Simon Hedlund;

/Telegrafi/

Exit mobile version