UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Sllovenisë.
Kosova është nikoqire e Sllovenisë në ndeshjen e tretë të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Ky takim do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Tashmë është gjithçka gati për këtë ndeshje, ndërsa dihen edhe emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë sfidën.
Bëhet fjalë për një katërshe të njohur të gjyqtarëve që vijnë nga Anglia.
Gjyqtar kryesor do të jetë Andrew Madley, i cili gjykon rregullisht në Ligën Premier.
Dy gjyqtarët anësor apo ndihmës të Madley janë Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, ndërsa gjyqtar i katërt është Paul Tierney. /Telegrafi/