Site icon Telegrafi

Kosovë- Shqipëri në maj, zhvillohet në Zvicër?

Shqipëria është në kërkim të një kundërshtari për muajin maj dhe me gjasë të madhe do të jetë Kosova.

Pas ndeshjes miqësore të humbur ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, trajneri italian Christian Panucci kishte njoftuar se kuqezinjtë do të zhvillonin një tjetër minifazë përgatitore në Zvicër.

Ndërsa për këtë ka gjetur kundërshtarin e parë që do të jetë Ukraina e Andriy Shevchenkos.

Punët për kundërshtarin e dytë janë duke vazhduar.

Por siç shkruan Top Channel presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ngarkuar njerëzit përgjegjës në Federatë me mbylljen e përgatitjeve, në mënyrë që në Zvicër, më 29 maj, Shqipëria të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj pjesës tjetër të kombit shqiptar, Kosovës.

Pamja nga ndeshje e fundit

Kjo miqësore ka kohë që flitet, ndërsa mund të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Kosova ka zhvilluar dy miqësore në muajin që lamë pas duke fituar ndaj Madagaskarit (1-0) dhe Burkina Fasos (2-0).

Exit mobile version