Telegrafi

Kosovë – Ishujt Faroe, formacionet zyrtare: Giresse me shumë ndryshime

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Ishujve Faroe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore.

Dardanët janë nikoqir të Ishujve Faroe në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Trajneri Alain Giresse ka vendosur të bëjë shumë ndryshime për dallim nga ndeshje e para disa ditëve me Armeninë.

Giresse kësaj radhe i ka besuar fanellën e titullarit portierit Jozef Pukaj, Lindon Emërllahut, Ermal Krasniqit dhe Jetmir Topallit.

Nga minuta e parë luajnë edhe Kreshnik Hajrizi, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Arianit Ferati dhe Donat Rudhani.

Formacionet zyrtare

Kosova: Pukaj; L.Kastrati, Hajrizi, Haliti, Rrudhani; Ferati, Emërllahu, Bislimi; Topalli, Sadiku, Krasniqi; 

Ishujt Faroe: Lamhauge; Rolantsson, Vatnhamar, Edmundsson, Davidsen; S.Vatnhamar, Joensen, Mneney, Olsen; Johannesen, Petersen; 

/Telegrafi/