Është gjithçka gati që ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në Grupin B për kualifikimet e Kupës së Botës të fillojë.
Ndeshja starton në ora 20:45, me Dardanët që janë nikoqir të grekëve për sfidën që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me tifozët që kanë zënë vendet e tyre.
Përkrahësit e Përfaqësues sonë kanë filluar këngën e tyre, duke bërë me dije se do jenë gjatë gjithë kohës me lojtarët tanë.
Fotografi i Telegrafi sjell pamje nga stadiumi historik, me Dardanët që shihen mjaftë të motivuar për këtë ndeshjes.
Kosova do të kërkojë vetëm tre pikë nga ky takim, derisa të parat i mori si mysafir i Gjeorgjisë, në këtë javë.
Në Grupoin B, Suedia ka nëntë pikë, Spanja me shtatë, Kosova me tre, Greqia me dy dhe Gjeorgjia me një. /Telegrafi/