Site icon Telegrafi

Kosovë – Gjibraltar, formacioni i mundshëm – rotacion nga Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore të aranzhuar muaj më parë, e cila do të zhvillohet sot (e enjte).

Kosova ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një miqësore me kombëtaren e vogël.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet sot në kryeqytet apo më saktë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

Lexo po ashtu Kosova sot zhvillon miqësoren ndaj Gjibraltarit

Ky takim miqësor do të jetë edhe si test para ndeshjes të së hënës, ku Kosova do ta luaj përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka kryer të gjitha përgatitjet me ekipin e tij dhe pritet t’i jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani.

Ibrahim Dreshevic pritet të debutoj me Kosovën, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajnë edhe Arbenit Xhemajli dhe Florent Hasani.

Lexo po ashtu Challandes: Do të ketë ndryshime edhe në portë ndaj Gjibraltarit

Nga minuta e parë mund të luaj edhe Lirim Kastrati, por deri më tani favorit janë Hasani dhe Florent Muslija.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Xhemajli, Dresheviq, Paqarada, Voca, Rashkaj, Muslija, Hasani, B.Berisha, Nuhiu

/Telegrafi/

Exit mobile version