Telegrafi

Kosovë 1-0 Azerbajxhan, statistikat e pjesës së parë

Kosova ka epërsinë tejet të rëndësishme me rezultat 1-0 pas pjesës së parë ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbi 12 mijë shikues u befasuan kur përfaqësuesja jonë u hodh menjëherë në sulm.

Një pasim i Kolollit e gjeti Arbër Zenelin, i cili pasi kaloi një lojtar, lansoi një goditje të bukur për të shënuar për 1-0. Ndodhi kjo pas vetëm dy minutash lojë.

Në vazhdim Kosova tentoi të kontrollonte lojën dhe këtë e bëri me sukses. Mbrojtja kishte reagime shumë të mira në këtë takim duke mos lejuar pothuajse asnjë gjuajtje deri në fund të pjesës së parë.

Gjithsesi posedimin e patën mysafirët, të cilët tentuan të dalin përpara, kurse Kosova mbajti ekuilibrat në mbrojtje ku edhe lojtarët e fazës defensive ktheheshin për të ndihmuar në mbrojtje.

Lexo po ashtu LIVE: Kosova - Azerbajxhani, minut pas minuti

Kosova kishte dy goditje në portë, njëra përfundoi në gol, kurse Azerbajxhani pati tri goditje, një në kornizë.

Goditja në kornizë erdhi pas 40 minutash lojë, kur Almeida nga distanca me një goditje të fuqishme testoi portierin debutues, Arijanet Murici, i cili ishte në vend me një intervenim të fortë.

Në rastin vijues Kosova kishte mundësi të dyfishonte epërsinë, por mbrojtësi azer shpëtoi portën e tij.

Statistikat e pjesës së parë Kosovë – Azerbajxhan: