Telegrafi

Kosovari raporton në policinë e Korçës se i është vjedhur telefoni

Komisariati i Policisë Korçë njofton se një shtetas i Kosovës ka kallëzuar se në fshatin Liqenas i kanë vjedhur telefonin.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja i ka ndodhur 44 vjeçarit të martën më 9 tetor, përcjell Telegrafi.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, vjedhja e pasurisë dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Njoftimi i policisë
Më datë 09.10.2018, shtetasi M.K., vjeç 44, banues në Kosovë, kallëzon se në fshatin Liqenas, i kanë vjedhur telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal./Telegrafi/