Një 32-vjeçar nga Kosova e ka mbytur gruan e tij me një shkop druri në Vjenë.
Kosovari e vrau gruan e tij pasditen e së premtes, derisa, të njejtën e ka goditur deri në vdekje me një shkop prej druri.
Burri pasi kreu aktin makabër shkoi në polici dhe rreth orës 02:00 njoftoi autoritetet për vrasjen që kreu.
Gruaja u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur sot policia austriake, transmeton Gazeta Express.
Kosovari kishte deklaruar se e kishte goditur gruan e se ndoshta edhe e kishte vrarë.
Edhe gruaja, sic raportojnë mediat lokale ishte 32-vjeçare derisa kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.
32-vjeçari u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.
Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit në Austri.