Një kosovar ka realizuar një dëshirë të tij, duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.
Shkëlqim Bega, ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, e cila është shikuar nga rreth 2 milionë përdorues të këtij aplikacioni, transmeton Telegrafi.
Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjithandej nga shqipfolësit.
“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos të cilën e kanë pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente.
Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020. /Telegrafi/
@boksieri.ktuE kam pas fiksim me i kalu me ket keng ne kufinin Kosov-Serbi . ??? #albania #kosovo #fyp #viral♬ original sound – Shkelqim Bega ( Çimi )