Telegrafi

Kosovarët preferojnë Shqipërinë e Turqinë

Në këto ditë të nxehta vere shumë mendojnë vetëm për pushime, kryesisht për të qenë sa më pranë detit. Janë ditët e korrikut dhe ka nga ata që i kanë planifikuar pushimet e tyre, por të shumtë janë edhe ata që vendosin në çastin e fundit.

Sipas disa agjencive turistike në Prishtinë, të cilat kanë përgatitur top ofertat në fillim të qershorit, edhe këtë vit vendin e parë e mban Turqia. Destinacioni ku preferojnë të shkojnë më shumë pushuesit nga Kosova janë vendet si Antalia, Belek, Kemer, Alania etj.

Çmimet mbeten të njëjta në disa agjenci sikur vitin e kaluar. Këto çmime mesatare në bregdetet e Turqisë vazhdojnë të jenë të ndryshme prej 500 deri 1000 mijë euro e më lartë.

Por ka një numër të madh të qytetarëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre. Pjesa më e madhe zgjedhin pushimet në Durrës, Shëngjin, Velipojë, Dhërmi etj, pasi çmimet janë më të lira.

Zyrtarja e lartë në agjencinë turistike “Fibula” në Prishtinë, Fidane Ymeri tha për KosovaPress se në pakon e ofertave për muajin korrik dhe gusht ofrojnë Turqinë me çmim 270 euro, ku përfshihet bileta e aeroplanit, tak sat dhe akomodimi në hotel.

“Kur kemi startuar me fluturimet e para, ne kemi pasur ofertën prej 200 euro, tash kemi ofertën për muajin korrik dhe gusht 270 euro, në këtë çmim është e përfshirë bileta e aeroplanit, taksat… dhe akomodimi në hotel. Ne e ofrojmë Turqinë dhe për momentin mbetet ky vend për frekuentimin më të madh. Dhe kërkesat që i marrim prej palëve është Turqia. Nuk kemi të përcaktuara, është Lara, Beleku, Alania…Kemeri. Kemi kërkesa të mëdha për këto vende”, tha Ymeri.

Për çmimet, Ymeri tha se nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Ajo tha interesimi është i madh dhe se çmimet po mundohen t’i përshtatin secilit buxhet si për rini, ashtu edhe për familjarë.

“Çmimet nuk kanë ndryshuar, ndoshta ka ndryshuar, por ne si kompani nuk po e vërejmë. Kemi interesim të madh të njerëzve. Fluturimet thuajse veç i kemi përmbushë edhe për këtë muaj korrik, kështu që nuk po e vërejmë se ka shumë ndryshme. Edhe me çmime po mundohemi me iu përshtat secilit buxhet si për rini, sipër familjarë”, tha Ymeri.

Ndërkaq, menaxherja në agjencinë turistike “Kosova Travel”, Mimoza Bahtiri, tha se kanë përgatitur pakon me oferta për këtë vit dhe se shumica e kërkesave janë për Antali. “Ofertat janë më së shumti për Antali, shumica e kërkesave… Kosova Travel ofron shërbime edhe arazhmane. Kemer, Beleg, varet prej hotelit dhe ofertës. . Rezervimet më së shumti janë për Beleg. Sivjet ofertat janë më të volitshme se vitin e kaluar, kjo varet krejt prej zesonit”, tha Bahtiri.

Sipas saj, çmimet janë prej 550 euro për një person deri 1100 euro për qift për 7 ditë

Ndërkaq, menaxheri në agjencinë turistike “Vas Tour”, Fisnik Dragusha, tha për KosovaPress se për veç Turqisë i cili po dominon prapë, sivjet kanë edhe oferta tjera që janë bërë atraktive, duke përfshirë edhe destinacionet tropikale siç janë ishujt Maldive.

“Pas Bajramit ka qenë një vërshim ekstrem i diasporës që kanë ardhur, dhe fatkeqësisht jo shumica prej tyre kanë arrit të gjejnë vende nëpër hotele. Sivjet është shumë e shpërndarë çështja e rezervimeve nëpër zona për shkak se hotelet nëpër gjitha zonat janë Alania, pasi është zonë më e lirë, Beleku është zonë pak më e shtrenjtë, pastaj mbetet Kemeri… Vitin e kaluar çmimet kanë qenë më të larta për shërbimin të cilin kanë marrë klientët, sivjet çmimet janë më të lira…Është rritur numri i atyre që shkojnë në Shqipëri dhe që prej vitit të kaluar është ndërruar koncepti i pushimeve atje, po shkojnë për pushime vikendeve”, tha Fragusha.

Oferta mesatare dhe më e kapshme e një hotel të mirë për pushim të mirë kapet me 450 deri 550 euro për një person për shtatë netë. Ai tha se vitin e kaluar hoteli i kualitetit të njëjtë nuk ka mundur të blihet me këtë çmim. Kjo ka ndikuar për shkak siç tha ai të rënies së tregut rus në Turqi… Ai tha se varësisht se çfarë klienti kërkon por më e lirë ose mestare është 700 euro.

Kurse, qytetarët në vend thonë se do të jenë pushues në bregdetin shqiptar, pasi është bërë tradicionale dhe xhepi i tyre i përgjigjet ofertave turistike. Planifikojnë Durrësin pasi edhe mjetet financiare të cilat i kanë ndarë për pushime janë të pakta.

Brenda një viti gati 20 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë pushimet në Turqi. Kjo ka ndikuar edhe në heqjen e vizave për kosovarët nga ky shtet. Edhe bregdetet shqiptare janë bërë mjaft të frekuentuara gjatë vikendeve. /Telegrafi/