Telegrafi

Kosovare Asllani infektohet me COVID-19

Kosovare Asllani ka konfirmuar se është infektuar me COVID-19.

Edhe pse kishte marrë dy doza të vaksinës, sulmuesja shqiptare që përfaqëson Suedinë ka konfirmuar se është kontraktuar nga coronavirusi.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se është e zhgënjyer që nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Postimi i saj i plotë në rrjetin social Instagram:

Me të vërtetë e zhgënjyer që të njoftoj se jam testuar pozitive për covid (jam plotësisht e vaksinuar) dhe do të humbas ndeshjen tonë historike të Ligës së Kampionëve të martën. Unë me të vërtetë e kam pritur këtë lojë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë se sa i trishtuar jam që do të mungoj…

Edhe pse akoma mund të infektoheni me Covid, vaksina është shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme të vaksinoheni, sepse ne nuk mbrojmë vetëm veten dhe familjet tona – po bëjmë pjesën tonë për të krijuar një komunitet më të sigurt dhe më të shëndetshëm. Ardhmëri për të gjithë. /Telegrafi/