Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
Përfaqësuesja jonë i ka humbur gjasat matematikore për t’u kualifikuar përmes kësaj rruge, pasi ka mbetur prapa dy vendeve të para në renditje në Grupin A, të cilat i kanë zënë Tre Luanët dhe Republika Çeke.
Prandaj, ndeshja kundër Anglisë është një përballje prestigji me gjigantin evropian të futbollit, porse do t’i shërbejë skuadrës dhe trajnerit Bernard Challandes, si një parapërgatitje para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut (që zhvillohet në muajin mars në kuadër të Ligës së Evropës).
Të shtunën, lojtarët i kanë bërë stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme (e diel), ndërsa në minutat e para, krahas mediave, kanë qenë të pranishëm edhe disa tifozë në tribuna.
Takimi ndërmjet Kosovës dhe Anglisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/