Telegrafi

Kosova zhbllokon ndeshjen, Uran Bislimi shënon gol të jashtëzakonshëm

Pas një pjesë të parë pa gola, Kosova ka arritur që të shënojë në fraksionin e dytë ndaj Ishujve Faroe.

Dominimi i Kosovës solli frytet e veta, kur në minutën e 64-të erdhi edhe goli i parë.

Mesfushori i Luganos, Uran Bislimi, pranoi një top në afërsi të zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.

Një gol që rrallë shihet në ndeshjet e futbollit, pasi që topi shkoi direkt në trekëndëshin e portës.

 

Portieri mbeti i palëvizur nga kjo goditje.

Alain Giresse po provon lojtarë të rinj në këtë dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor. /Telegrafi/

VIDEO