Telegrafi

Kosova vlen 12 herë më shumë në treg se sa Ishujt Faroe

Kosova para dy vitesh

Kosova të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Ishujve Faroe.

‘Dardanët’ barazuan në të parën pa gola 0-0 me Azerbajxhanin në ndeshjen e xhiros së parë.

Tani kërkohet fitorja dhe ndaj Ishujve Faroe të kërkosh fitore është e drejtë, pasi mes dy ekipeve ka dallimi të madh.

Është faqja e specializuar për vlerat e lojtarëve Transfermarkt që e tregon këtë.

Kjo faqja vlerëson Kosovën me 32,18 milionë euro.

Shumë më e vogël është vlera e Ishujve Faroe, që vlerësohet 2,65 milionë euro.

Vlera e Kosovës është 12 herë më e madhe se sa e Ishujve Faroe.

Milot Rashica pritet të jetë lojtari më i vlefshëm në fushë, pasi vlera e tij llogaritet 7 milionë euro.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet sot (e hënë) nga ora 20:45./Telegrafi/