Telegrafi

Kosova U-20 me triumf bindës nga Maqedonisë së Veriut në volejboll

Skuadra e Kosovës U-20 në volejboll e ka mposhtur me rezultat bindës, 3-0 në sete, Maqedoninë e Veriut në ndeshjen që u zhvillua të dielën pasdite në Gjakovë.

Ishte një paraqitje frymëzues nga Dardanët, e cila sigurisht se do të shërbejë si motiv para Kampionatit Evropian.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Blendi Haxhikadrija niset nesër (e hënë) drejt Shqipërisë, ku do të kryejë ca sesione stërvitore para ndeshjeve kompetitive.

Ndryshe, Kampionati Evropian zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri.