Telegrafi

Kosova treg i mirë për kompaninë austriake

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka prezantuar para bizneseve kosovare pajisjet më të avancuara për prodhim të kompanisë austriake Wittmann Battenfeld Gmbh.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se “Wittmann Battenfeld Gmbh”, është një kompani lidere në tregun botëror dhe një nga anëtarët dhe partnerët më të fuqishëm ndërkombëtar në AKB. “Për herë të parë në Kosovë Prodhimet po ofrohet kjo mundësi me garancione dhe trajnime për gjithë procesin e teknologjisë prodhuese sipas kërkesave të bizneseve vendore”, tha Shahini.

Ai i rekomandoi prodhuesve të Kosovës përdorimin e tekonologjisë së sofisitikuar për prodhim, në mënyrë që të gjejnë tregje të reja jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Sipas tij, prodhuesit mund të interesohen për teknologjinë e pajisjet e avancuara të kësaj kompanie austriake.

Siegfried Kohler, drejtor i shitjes në kompanisë austriake Wittmann Battenfeld Gmbh, tha se Kosovën e shohin si një potencial të madh për kompaninë e tyre.
Ai tregoi se prodhojnë makineri për produktet e plastikës. Gjatë prezantimit të kompanisë, ai tregoi se Wittmann Battenfeld, është private me seli në Vien, ku prodhojnë në nëntë qendra në gjashtë shtete dhe kanë 32 pika me 880 të punësuar.

Sivjet kanë pasur rritje pre 11 për qind që vlerësohet si sukses dhe kanë kapital 340 milionë euro. Amerikan vazhdon të mbetet si tregu i dytë më i madh. “Në Kosovë po hapet pika e 33 e kompanisë”, tha Kohler.

Mirjana Saveski, menaxhere e shitjes për Kosovë e Shqipëri, tha se Wittmann Battenfeld Gmbh, është një botë e tërë e produkteve të pajisjeve të industrisë së plastikës. Ajo ka prezantuar të gjitha brendet e kësaj kompanie austriake.

Nuk ka munguar as intersimi e kureshtja dhe bashkëbisedimet e prodhuesve vendës për informacione lidhur me mundësinë e pajisjes me produktet e kompanisë. /Telegrafi/