Telegrafi

Kosova stërvitet në “Fadil Vokrri” para përballjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot (e mërkurë) stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” nën urdhrat e trajnerit gjerman, Franco Foda janë stërvitur për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas punës për ngrohjen e muskujve, skuadra punoi në aspektin taktik dhe teknik duke u përgatitur për një sfidë shumë të rëndësishme siç është ajo e së premtes mbrëma në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Trajneri Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup.

Pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova përballet me Qipron në udhëtim tri ditë më vonë.