Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera te Kosova është shumë e mirë. Skuadra e hendbollit po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Bosnje eHercegovinës, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.
Sipas tij, motivi te lojtarët është shumë i madh: “Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë”.
Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe”.
“Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe te ekipi i hendbollit.
Ndeshja Kosovë – Bosnje e Hercegovinë luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.