Telegrafi

Kosova rikthehet në aksion: Takohet me Gjeorgjinë në kualifikimet e Kupës së Botës

Kosova do të rikthehet sot (e enjte) në aksion në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në “Batumi Stadium”, me Dardanët që shihen si favoritë në letër.

Gjeorgjia është një kundërshtar jo i lehtë në letër, dhe si vendas do të tentojë t’i marrë tre pikë.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes: Gjeorgjia kundërshtar i fortë, por ne duam maksimumin nga ky takim

Në anën tjetër, Kosova duhet të rikthejë vetëbesimin që kishte në Ligën e Kombeve para më shumë se dy vitesh dhe të bëjë më të mirën në këtë fazë.

Natyrisht se trajneri Bernard Challandes e potencoi në konferencë për media se mungesat në kampin tonë janë të mëdha, pasi nuk mund të llogarisim në Arbër Zenelin dhe Edon Zhegrovën që janë të lënduar, derisa Milot Rashica nuk është lejuar nga Norwichi që të udhëtoj më skuadrën, shkaku që Gjeorgjia është në listën e tyre të zezë për masat anti-COVID.

Lexo po ashtu Challandes ankohet për mungesat: Kemi lojtarë të rëndësishëm që janë të lënduar ose nuk kanë udhëtuar

Këto mungesa natyrisht se janë të mëdha, pasi që të tre lojtarë do të mund të ishin startues dhe do të jenë një mungesë tejet e ndjeshme.

Kosova është në Grupin B të kualifikimeve për në Kupën e Botës, me Spanjën që ka shtatë pikë, Suedia me gjashtë, Greqia me dy, Gjeorgjia me një dhe tanët ende pa pikë.

Kujtojmë se në këtë muaj do të përballemi edhe me Greqinë e Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore