Përfaqësuesja e Kosovës është duke kaluar momente të mrekullueshme gjatë vitit 2018.
Dardanët nuk din për humbje këtë vit duke marrë gjashtë fitore dhe dy barazime në Ligën e Kombeve dhe ndeshje miqësore.
Aktualisht Kosova zë pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë UEFA ka konfirmuar se Kosova dhe Maqedonia mund të luajnë mes vete vetëm nëse nuk mposhtën në xhiron e fundit.
Maqedonia do të jetë nikoqir i Gjiblartarit dhe verdh e kuqve iu mjafton një pikë për ta siguruar plasmanin në gjysmëfinale të Ligës D.
Barazimi do t’i kryente punë edhe Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e fundit.
Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes do të përballen me Azerbajxhanin në shtëpi në ndeshjen më të rëndësishme të tyre.
Edhe pse si Maqedonia ashtu edhe Kosova janë favoritë përballë kundërshtarëve të tyre, barazimi do t’i mjaftonte për tu plasuar në gjysmëfinale.
Përballja e mundshme Kosovë – Maqedoni do të ishte për herë të parë mes dy vendeve fqinje.
Kujtojmë që Maqedonia do të jetë nikoqir i Gjiblartarit të hënën (sot), ndërsa Kosova luan me Azerbajxhanin të martën (nesër). /Telegrafi/