Site icon Telegrafi

Kosova pret për liberalizim, nis debati në komitetin LIBE

​Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka filluar debatin kur pritet që të votohet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Debati ka filluar në orën 09:00, dhe sipas agjendës është i paraparë që të zgjasë deri në orën 12:30, agjenda përmban gjithsej 12 pika, përderisa Kosova figuron në pikën numër 7, përcjell KosovaPress.

Aktualisht debati po zhvillohet në pikën numër 4, e cila ka të bëjë me misionin e këtij komiteti në Bullgari.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat. Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.

 

Exit mobile version