Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot ka arritur donacioni i radhës nga Hungaria.
Donacion në fjalë ka 49.000 maska dhe 4500 veshje mbrojtëse .
MSH përmes një njoftimi për media njofton se Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe që për këtë janë falënderues.
“Këto ndihma janë më së të nevojshme për qytetarët tanë në luftën pandemike dhe në frontin e përbashkët në luftimin e Covidit-19. Kjo na forcon, na jep kurajo të vazhdojmë dhe ta rrisim kujdesin, mbi të gjitha me mjetet mbrojtëse, me masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, por edhe për qytetarët aty ku ne po mundemi që t’u dalim në ndihmë”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa ambasadori e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, ka thënë donacioni do të shërbejnë për shëndetësinë e Kosovës, ndërsa ka uruar që populli i Kosovës ta kalojë sa me lehtë pandeminë Covid-19.
“Shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë”, thuhet në njoftimin e MSH./Telegrafi/