Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ku ka marrë një fitore dhe një barazim.
Kësisoj Kosova vazhdon pa humbje vitin 2018 duke arritur fitoren e pestë përkundër dy barazimeve.
Në tetë ndeshjet e fundit, Kosova ka marrë gjashtë fitore, përfshirë atë në nëntor të vitit të kaluar ndaj Letonisë 4-3.
Humbja e fundit e Kosovës ka qenë në tetor të vitit të kaluar kur Përfaqësuesja jonë u mposht 2-0 në udhëtim te Islanda.
Që nga ajo humbje, kanë kaluar 370 ditë dhe Kosova nuk di për humbje në ndeshjet miqësore dhe ato zyrtare në Ligën e Kombeve.
Në dy ndeshjet e radhës në muajin nëntor, Kosova luan në udhëtim ndaj Maltës dhe ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë.
Nëse arrihen dy rezultate pozitive, atëherë Përfaqësuesja jonë do ta mbyllte vitin 2018 pa humbje. /Telegrafi/