Telegrafi

Kosova, pjesë e takimit të bordit drejtues të PISA-s

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA).

Këtë e ka bërë të ditur, Valmir Gashi, këshilltar politik i ministrit të arsimit.

“Momente nga takimi i Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që për disa ditë u mbajt në qytetin e bukur Adelaide, në jug të Australisë.

Falë përkushtimit të ministrit Bytyqi, angazhimit të MASHT, komunave dhe vet shkollave, Kosova pritet të renditet shumë më mirë sesa në PISA 2015”, shkroi Gashi./Telegrafi/