Site icon Telegrafi

Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale, Gërvalla: Aleancë historike

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në lansimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantëve të teknologjisë, e cila synon gjithpërfshirje të plotë të të gjitha shteteve të botës në zhvillim dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht nivelit të tyre të zhvillimit.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se aty ka qenë me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Shefja e Diplomacisë ka thënë se Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas teknologjisë informative.

“Kjo marrëveshje historike e partneritetit publiko-privat përfshin emra të mëdhenj të teknologjisë si Open AI, Amazon, Google, Meta, Nvidia, Microsoft, IBM dhe Anthropic, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe transformimin e shoqërive në të gjithë botën përmes inteligjencës artificiale. Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas zhvillimit të teknologjisë informative me një gjeneratë të rinjsh mendjehapur dhe të talentuar, më se të përgatitur për t’u përfshirë në këtë revolucion global”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version