Site icon Telegrafi

Kosova përuron objektin e ri të Konsullatës në Strasburg, pritet blerja e objekteve të ambasadave edhe në pesë shtete

Republika e Kosovës të martën ka bërë përurimin e objektit të ri të konsullatës në Strasburg të Francës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Dje përuruam objektin e ri të konsullatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e republikës tonë”, tha Kurti.

Kurti shtoi se po vazhdojnë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatikë.

Ai përmendi se në proces të blerjes janë objektet e ambasadave edhe në pesë shtete tjera.

“Pas blerjes së objektit të ambasadës në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kroaci, Senegal dhe Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version