Site icon Telegrafi

Kosova me përqindje të lartë të makinave mbi 20-vjeçare në qarkullim, si qëndrojnë vendet e tjera në rajon?

Në Kosovë, 22.6 për qind e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë në Evropë për këtë, ku 41 për qind e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Në Mal të Zi kjo shifër e makinave është 25.6 për qind. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35 për qind. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8 për qind e automjeteve janë kaq të vjetra.

Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88 për qind, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75 për qind.

Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës me veturat më të reja në raport me vendet e Ballkanit

Ndërsa Evropa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.

Exit mobile version