Banka Botërore (BB), ka njoftuar në raportin më të të “Doing Business”, se Kosova renditet në pozitën e 75-të në rang listë botërore. Raporti i ri tregon se Kosova ka pasur ngritje vetëm për gjashtë pozita.
Ekonomia kosovare në listën e mëparshëm të “Doing Business 2015” renditej në vendin e 81-t, e cila është një ngritje për gjashtë pozita , raporton Telegrafi.
Gjithashtu edhe fillimi i një biznesi në Kosovë ka pësuar ngritje në këtë renditje për 58 pozita, përkatësisht gjendet në vendin e 42-të.
Ndërkaq, Kosova ka humbur pozicion sa i përket prodhimit të energjisë elektrike dhe aktualisht gjendet në vendin e 112, ku paraprakisht ishte në të 105-in. /Telegrafi/
Për më tepër klikoni KËTU: