Site icon Telegrafi

Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova e ka përfunduar seancën e fundit stërvitor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes me Republikën e Çekisë.

‘Dardanët’ kanë zhvilluar stërvitje intensive për përballjen që zhvillohet nesër (7 shtator) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Lojtarët e Përfaqësueses tonë ishin në disponim dhe atmosfera ishte tejet e mirë në gjashtë stërvitjeve që i kompletuan para disa çastesh.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, e cila zhvillohet nesër nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Anglia aktualisht është lider i grupit me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe çekët, Kosova ka pesë pikë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy. /Telegrafi/

 

Exit mobile version