Site icon Telegrafi

Kosova përballë Rusisë për medalje të arta, Majlinda dhe Nora do të ndeshen me xhudiste ruse

Kosova ka siguruar dy medalje olimpike në Lojërat Olimpike Verore që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë arritur në finale në kategorinë -52 kilogramë dhe në -57 kg.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, përballet me Daria Mezhetskaia, po ashtu të Rusisë.

Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.

Në këto finale Kosova do të ketë përballë një shtet të fortë si Rusia për medalje të arta. /Telegrafi/

Exit mobile version