Site icon Telegrafi

Kosova për fitoren e parë, pret në stadiumin e rinovuar dhe të stërmbushur Ishujt Faroe

Kosova e ka filluar rrugëtimin për në Ligën e Kombeve të premten ku në Baku të Azerbajxhanit luajti pa gola, duke marr një pikë të vlefshme.

Tani përballë do të jetë një kombëtare që e njohim, ajo e Ishujve Faroe, ku Kosova e kishte mposhtur në një ndeshje miqësore 2-0.

Ishullorët kanë marrë një fitore ndaj Maltës në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve dhe kanë tri pikë.

Por në anën tjetër Kosova ka shumë motive për fitore. Luan në shtëpi pas shumë kohësh dhe për herë të parë një ndeshje zyrtare.

Stadiumi është rinovuar dhe mban emrin e legjendës së futbollit shqiptar ‘Fadil Vokrri’, një fitore për të, pasi bëri shumë që Kosova të jetë këtu ku është.

Lajmi është dhënë nga FFK se të gjitha biletat janë shitur, por një numë i madh i tyre mbetet në duart e keqpërdoruesve në tregun e zi.

“Mendoj se Kosova ka ekip shumë të mirë. Para ndeshjes ndaj Azerbajxhani e kam thënë se ata janë favorit në këtë grup, por tani e kemi parë se edhe Ishujt Faro kanë bërë një ndeshje të mirë, jo vetëm si rezultat”.

“E kam shikuar ndeshjen, e kam analizuar dhe ata janë një fitues i mundshëm i këtij grupi, ashtu si Kosova dhe Azerbajxhani. Kam respekt për skuadrën e Ishujve Faroe, por pres nga skuadra ime një paraqitje të madhe në shtëpi”, ka thënë Challandes.

Edhe kapiteni Samir Ujkani është i bindur që skuadra do të vijë të fitorja e parë.

“Atmosfera është e mirë brenda e grupit pasi ne e duam Kosovën dhe për këtë kemi ardhur këtu, jemi si vëllezër. Kemi luajtur para dy vitesh me Ishujt Faroe, ishte loja e parë miqësore pas pranit”.

u

“Ka qenë një lojë krejt ndryshe, ata janë të motivuar se kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Maltës dhe tani duan një fitore tjetër. Ne do japim maksimumin dhe shpresoj të gëzojmë popullin tonë”, deklaroi Ujkani.

Trajneri Challandes e ka pranuar që do të ketë ndryshime në formacion, ku më së shumti do të preken krahët.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version