Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtarë për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Dardanët i nisin eliminatoret për Kampionatin Evropian si nikoqir të Bullgarisë në ndeshjen tonë të parë në këto kualifikime.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”, ndërsa përkrahja pritet të jetë e madhe nga tifozët e Kosovës.
Djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes duan të marrin një fitore historike pasi janë në formë të mirë dhe këtë e ka treguar edhe barazimi ndaj Danimarkës.
Në anën tjetër, mysafirët bullgar do të ishin të lumtur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë te Kosova.
Sikurse Challandes, ashtu edhe trajneri i Bullgarisë kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Kosova: Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Kryeziu; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi
Bullgaria: Mihaylov; Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov; Malinov, Kostadinov, Nedelev, Slavchev; Delev, Popov;
/Telegrafi/