Site icon Telegrafi

Kosova pa skuadër në Ligën e Kampionëve

Kosova nuk do të ketë skuadër në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në basketboll (Basketball Champions League).

Në fakt është Federata e Basketbollit të Kosovës që ka njoftuar se nuk do të delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të Basketball Champions League. Është ky niveli i parë i garave evropiane të FIBA-s, por jo niveli më i lartë evropian.

FIBA është vazhdimisht në garë me Euroligën për të joshur skuadrat më të mëdha evropiane. Edicionin e kaluar Liga e Kampionëve ishte vlerësuar niveli i tretë evropian pas Euroligës dhe EuroCup.

Kosova dy vjet është prezantuar në Ligën e Kampionëve, të themeluar në vitin 2016. Prishtina në dy edicionet e kaluara nuk ia ka dalë të kaloi raundin e parë kualifikues. Tani nuk do të ketë fare skuadër kosovare në Champions.

Në Kosovë është anuluar edicioni i basketbollit dhe nuk është shpallur kampioni. Po ashtu skuadrat pritet të kenë telashe financiare pasi të kthehen në gara. Skuadra kosovare megjithatë pritet të ketë në FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt evropian.

“Skuadrat do të depozitojnë shumën prej pesëmbëdhjetë mijë euro në xhirollogarinë e FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare”, thuhet në vendimin e Bordit të FBK-së.

Exit mobile version