Site icon Telegrafi

Kosova vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, dy yjet e Superligës i bashkohen ekipit të Challandes në stërvitje

Përfaqësuesja e Kosovës duke u stërvitur (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar sot (e hënë) nga ora 17:00 zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Kosova do të luaj dy ndeshje kualifikuese këtë muaj, së pari kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Në stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes të mbajtur të shtunën kanë qenë shumica e futbollistëve, me përjashtim të Samir Ujkanit, Arbër Zenelit, Leart Paqaradës, Anel Rashkajt, Ibrahim Dreshevicit dhe Fidan Alitit.

Lexo po ashtu Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj

Në seancën e të dielës futbollistët përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike kanë punuar edhe në qarkullimin e shpejtë të topit, pastaj në tranzicionin e reparteve si dhe pasimet në hapësirë të vogël, derisa Amir Rrahmani ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër shkaku i lëndimit.

Challandes duke dhënë instruksionet e tij në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, sot (e hënë) grupi i futbollistëve të Kosovës ka qenë i plotë dhe të gjithë kanë stërvitur së bashku për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020.

Në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet përveç lojtarëve të ftuar nga Challandes janë parë edhe dy yje të Superligës së Kosovës, të cilët nuk kanë figuruar në listë.

Armend Thaqi duke stërvitur me Kosovën (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Prishtinës, Armend Thaqi dhe sulmuesin e talentuar të Llapit, Festim Alidema.

Nuk dihet ende zyrtarisht nëse këtë dy futbollistë do të jenë në listë për dy ndeshjet kualifikuese, por të dy ishin shumë të motivuar nën urdhrat e Challandes. /Telegrafi/

Alidema është parë në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version