FIFA ka publikuar ranglistën e re për Kombëtare pas zhvillimit të ndeshjeve miqësore në muajin mars.
Kosova ka ngritje historike në ranglistë.
Djelmoshat e Bernard Challandes pas dy fitoreve me Madagaskarin dhe Burkina Fasos, janë ngjitur për 24 vende.
Kosova renditët në pozitën e 152 me 164 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër Shqipëria ka fituar dy vende dhe tashmë renditët në pozitën e 56-të në renditjen e përgjithshme me 549 pikë.
Shqipëria ka pësuar humbje nga Norvegjia.
Gjermania është e para me 1533 pikë. Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina e mbyllin top-5.
Rënie të madhe ka pësuar Italia, që gjendet në vendin e 20-të. /Telegrafi/