Kosova do të ngjitë 22 shkallë në këtë klasifikim në krahasim me muajin e kaluar, falë barazimit historik kundër Finlandës.
Fitorja përballë Maqedonisë nuk i ka shërbyer shumë Kombëtares shqiptare të futbollit e cila parashikohet që në renditjen mujore të FIFA-s të humbasë 3 pozicione.
Shqipëria gjendej në vendin e 37 një muaj më parë, por pikët ndaj Maqedonisë, e cila renditet jashtë 100 skuadrave më të mira (146, -8 pozicione këtë muaj), nuk e kanë ndihmuar për të fituar pozicione.
Përkundrazi, duke i përllogaritur edhe humbjen në tavolinë në miqësoren me Luksemburgun për shkak të kartonit të kuq të Kaçes, kombëtarja humb 3 pozicione dhe zbret në vendin e 40-të.
Ndërkaq, Kosova përllogaritet të hedhë shumë hapa para në renditje, duke lëvizur nga vendi i 190 që mbante në muajin e kaluar, te vendi i 168. /Telegrafi/