Telegrafi

Kosova nënshkruan marrëveshje me Shën Luçia për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike

Kosova dhe shteti i Shën Luiçës kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.

Marrëveshja është nënshkruar në Washington, nga ambasadorja Vlora Çitaku, dhe ambasadori Anton E. Edmunds.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja Çitaku përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila ka publikuar edhe fotografi nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Shën Luçia është shtet ishull në Karaibet Lindore. /Telegrafi/