Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri.
Ai ka publikuar foto të stërvitjeve në Kampin Olimpik, në Austri.
“OTC Mittersil 2020 … Distria Krasniqi në aksion në Kampin Olimpik në Austri! Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet në vitin e ngjarjes më të madhe sportive sivjet ne Tokio!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Kosova kërkon të marr pjesë me disa xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Xhudo mbetet sporti i vetëm nga ku Kosova do të pretendojë medaljen. /Telegrafi/