Telegrafi

Kosova në orët e fundit para rekomandimit për liberalizim të vizave

Komisioni Evropian sot në mesditë do të vendos për apo kundër rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vendimi do të kumtohet rreth mesditës, dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.

“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.