Site icon Telegrafi

Kosova në Kongresin më të madh estetik mjekësor në botë

Një Kongres botëror për t’u mbajtur mend! Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në edicionin më të madh estetik IMCAS 2022 në Paris, Kongres lider botëror në dermatologji, kirurgji plastike dhe estetikë

Ass. Msc. Krenar Dobroshi përfaqësoi Kosovën gjatë takimit të kompanisë Novoxel në Paris së bashku me ekspertët me famë botërore në shkencën e plakjes!

Kërkimet dhe risitë më të fundit që janë pioniere në të ardhmen e estetikës mjekësore u prezantuan gjatë këtij Kongresi. Duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë që kanë qenë rreth 12.000 pjesëmarrës, me një pjesëmarrje rekorde, seancat mirëpritën 14,253 pjesëmarrës dhe 340 partnerë nga 121 vende.

Ka qenë një ngjarje dinamike 3-ditore në mes të ekspertëve botëror. Kongresi demonstroi për secilin se, edhe në mes ndryshimeve globale, puna e dermatologjisë, kirurgjisë plastike dhe shkencës estetike po lulëzon më shumë se kurrë, transmeton Telegrafi.

IMCAS 2022 u kthye pas gati dy vitesh me një angazhim të paprecedentë për këtë edicion të 23-të. Kongresi solli kompanitë, produktet dhe informacionet më të fundit në komunitetin mjekësor shkencor.

Ass. Msc. Krenar Dobroshi, pronar i klinikës “estethica” si dhe asistent ligjërues në Kolegjin e Shkencave Mjekësore Rezonanca, pati kënaqësinë t’i përgjigjej pozitivisht ftesës dhe të prezantojë punën e tij shumëvjeçare. Prezantimi i cili zgjati rreth 20 min., befasoi kompaninë dhe ekspertët e pranishëm.

Me një përmbledhje të rezultateve para dhe pas, me kombinimet dhe protokolet e trajtimeve, me hulumtimet dhe trendët aktual, me paraqitjen e dokumentarit “Estetika me Krenarin”, dhe mbi të gjitha me një prezantim përplot entuziazëm dhe energji, paraqitja i bëri përshtypje mbresëlënëse të gjithë të pranishmëve.

“Ftesa e bërë dhe prezantimi im ishte një gërshetim i shumë viteve të studimeve, kërkimeve, hulumtimeve, përvojës, disiplinës, përkushtimit, pagjumësisë, vetë-trajnimeve e mbi të gjitha i parapërgatitjes. Nuk ishte një rastësi. Prisja me padurim radhën të më vinte që të merrja fjalën, ngaqë kisha shumë për të ndarë me audiencën. Dhe momenti i shumëpritur erdhi: e dëgjova emrin të më thirrej dhe u ngrita në çast. Tani skena është e imja mendova, sa e sa herë e kisha përfytyruar vetën në atë moment. ‘Faleminderit Erez për ftesën, zonja dhe zotërinj’ – fillova. Gjatë prezantimit shumë të detajuar, kam paraqitur përmbledhjen e dokumentarit estetik “Estetika me Krenarin” në gjuhën shqipe, por me titra në gjuhën angleze. Në ato momente, gjersa në videon e përgatitur unë flisja shqip, ndjeva një kënaqësi dhe përmbushje kombëtare, kisha arritur ta fus Kosovën në mesin e vendeve me ndikim global në këtë fushë. Seç mu kujtua ‘dy krisma në Paris’!

Prezantimin e përfundova me fjalën e fundit – faleminderit, me ç’rast m’u duk sikur pash flamurin të ngritët ashtu siç Majlinda, Nora, e Destrija arritën ta ngrinin në kualifikimet botërore.”

Çfarë përvoje!”

/Telegrafi/

Exit mobile version