Telegrafi

Kosova në kolaps të prodhimit energjetik, bie edhe njësia A4

(E Plotësuar) – KEDS është njoftuar nga KEK-u që edhe në njësinë A4 është ndërprerë prodhimi i energjisë elektrike.

“KEK është duke operuar me një njësi gjeneruese (B2) që prodhon diku rreth 260 MWh derisa KEDS është duke importuar gjithë energjinë e disponueshme në treg dhe importi vazhdon të jetë deri në 533 MWh”, thuhet njoftimin për media të KEDS-it.

Normalizohet furnizimi me rrymë, KEDS-i importon 533 MWh

KEDS-i thotë se me përkushtim të madh gjatë gjithë kohës janë angazhuar për të importuar gjithë energjinë e gatshme në treg dhe tani më kanë arritur të importojmë deri në 533 MWh të energjisë elektrike.

Për më shumë, më shumë se gjysma e konsumit në Republikën e Kosovës tani më mbulohet me import të energjisë elektrike falë aktivitetit të pandërprerë dhe me plot përkushtim të zyrtarëve të KEDS.

Në njoftimin e KEDS-it thuhet se në orët e hershme të mëngjesit jemi informuar për ndërprerje të prodhimit të energjisë elektrike nga njësia B1 në KEK deri sa gjatë ditës së djeshme është ndërprerë edhe prodhimi në njësinë A3. Tani më KEK prodhon vetëm 400 MWh të energjisë elektrike deri sa konsumi mund të ndryshojë nga 700 – 1100MWh.

Për momentin, sasitë e limituara të prodhimit nga KEK si dhe importi jashtëzakonisht i madh i realizuar nga KEDS mbulojnë kërkesën e konsumatorëve për furnizim.

KEDS do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë festës duke importuar gjithë energjinë e disponueshme në treg me qëllim që të ketë energji të mjaftueshme për të gjithë sidoqoftë, pasi që bëhet fjalë për sasi të mëdha të importit shpesh edhe nuk mund të ketë energji të mjaftueshme andaj edhe luten të gjithë të kursejnë me qëllim që të ketë energji të mjaftueshme për të gjithë.

Në KEDS ndihemi të lumtur që kemi qëndruar dhe jemi duke qëndruar pranë gjithë qytetarëve në këto momente të vështira në sektorin e energjisë dhe urojmë që festat të jenë të energjike dhe të elektrizuara, thuhet në njoftim. /Telegrafi/