Kosova ka kaluar në epërsi përballë Irlandës së Veriut në ndeshjen e Ligës së Kombeve që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët e humbën sfidën e fundit (nga Greqia) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, prandaj synimi në këtë takim është fitorja.
Një ndërhyrje në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).
Për koincidencë, ky gol u shënua më 9 qershor (në katërvjetorin e vdekjes) në minutën e nëntë (numrin legjendar) të ikonës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Milot Rashica ishte sërish i përfshirë. Ai dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19′). /Telegrafi/
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534977465784975367