Telegrafi

Kosova ndalet me barazim te Ishujt Faroe, vazhdon si lider i grupit  

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Përfaqësueses së Kosovës, e cila menaxhoi më mirë lojën dhe shënoi edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë, ku Milot Rashica shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit hynë furishëm duke gjetur golin pas vetëm pesë minutave.

Ishte mesfushori anësor, Rene Joensen, i cili shënoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit të Gilli Rolantsson Sorensen.

Pas këtij goli të pranuar, Kosova u kthye përsëri në lojë duke menaxhuar ndeshjen dhe duke tentuar golin e barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Kosova vazhdon të mbetet lider i Grupi 3 me tetë pikë, pasi Azerbajxhani barazoi gjithashtu 1-1 me Maltën, ndërsa Ishujt Faroe kanë katër pikë në vendin e tretë.

Ndeshja e radhës për Dardanët është në udhëtim te Malta me 17 nëntor, ndërsa Ishujt Faroe udhëtojnë te Azerbajxhani. /Telegrafi/