Telegrafi

Kosova mund t’i luajë deri në 15 miqësore për një muaj në basketboll

Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë të paktën dhjetë ndeshje miqësore para se t’i nisë eliminatoret për “Eurobasket 2017”, e mund të ndodhë që numri i miqësoreve të shkojë deri në 15 ndeshje. Ashtu edhe po planifikohet.

Federata e Basketbollit e Kosovës tashmë ka aranzhuar dhjetë ndeshje për ekipin e parë përfaqësues, të cilat do të luhen gjatë muajit gusht, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, është bërë e ditur se deri në fund të këtij muaji ka gjasa t’i aranzhojë të paktën edhe dy ndeshje të tjera miqësore, por mund të ndodhë edhe më shumë, ka bërë të ditur të enjten sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.