Telegrafi

Kosova mposht Shqipërinë në një miqësore basketbolli

Skuadra e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ka arritur ta mposht Shqipërinë në ndeshjen miqësore me rezultat 71-63.

Ndeshja e zhvilluar sonte (e shtunë) në Tiranë ka qenë pa shikues, kurse në ndeshjen e nesërme ndërmjet dy skuadrave pritet të ketë edhe shikues.

Fitorja i ka takuar ekipit përfaqësues të Kosovës të cilët i kanë mposhtur vëllezërit tanë nga Shqipëria.

Lexo po ashtu Triumf i Kosovës në basketboll kundër Sllovakisë

Kosova ditë më parë ka zhvilluar ndeshje miqësore edhe me kombëtaren e Sllovakisë.

Garat para-kualifikuese për Kosovën do të fillojnë më datë 2 gusht, ku në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve do të luajnë ndeshjen e parë kundër Maqedonisë. /Telegrafi/