Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar pakon e 11 të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se miratimi i kësaj pako është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe.
“Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor Këshilli i BE-së miratoi masa të reja kufizuese ndaj Rusisë. Vendosim edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Wagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla.
Ajo shtoi se Kosova qëndron e palëkundur në krahë të partnerëve SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. /Telegrafi/